Shitësja e veçantë në Sarandë, 3 dekada në tregun e fruta-perimeve

14 Dhjetor 2023 | 17:43

Nga Saranda vjen historia e një gruaje, e cila prej 3 dekadash del çdo ditë në tregun e fruta perimeve për të shitur produktet e zonës.

Ajo quhet Fatbardha Nesturaj dhe në moshën e adoleshëncës nuk pati mundësi të vijonte studimet e larta për shkak të babait. Bardha siç e njohin të gjithë në Sarandë nuk u ndal në egon dhe dëshirën për të fituar të ardhura dhe zgjodhi profesionin e shitëses, të cilin e ushtron edhe sot.

“Shumë prer jo nuk do shkosh në universitet. Për faj të gjendjes që ishte Shqipëria në atë kohë”, tha Nesturaj.

“Nëna ime më pa njëherë në sy dhe më tha mos u mërzit, se rrugës si dihet punëve tona”, shtoi ajo.

“Në 30 qershor unë fillova punën, por nuk merrja dot licensen dokumentat zyrtare nga shteti për faktin se nuk kisha mbushur 18 vjec”, tha më tej Nesturaj.

Nga ai moment kanë kaluar 31 vite, që Fatbardha ka punuar vetëm si tregëtare e fruta perimeve.

Rrugëtimi me këtë sipërmarrje thotë se ka qenë jo i lehtë, por ja ka dalë t’i kapërcejë vështirësitë.

“Është rrugëtim i gjatë i kësaj pune se unë e kam jetuar këtë punë, që në momentin e parë”, tha ajo.

“Rrugës patëm edhe probleme, puna ka qenë shumë e mirë fillimisht kishte të ardhura fortë të mira…”, shtoi ajo.

“Pas asaj filloj një krizë që ishte globale jo vetëm personale po goxha mirë u kapërcye”, tha Nesturaj.

Në këtë punë, ndihmë për të është edhe i vëllai i cili e ndihmon me furnizimit, ndërsa vetë Bardha është shumë e mirë në marketing dhe i bën klientët për vetë, duke përfshirë edhe të huajt, me të cilët ruan marrdhënie të veçanta.

“Unë e organizoj punën që vëllai bën furnizimet, ndërsa unë bëj shitjen, marketingun, kërkesën dhe të gjitha detyrimet që kam nga tregu”, shtoi ajo.

“Duke ditur që jemi lidhur shumë me te huajit, sidomos me polakët që vijne vit pas viti, kohë pas kohe … duke ditur që mardhëniet janë aq të ngushta japim e marrim nëpër telefona, nëper facebook, shkëmbejm dhurata…”, tha më tej Nesturaj.

Ajo duket se ja ka gjetur çelësin e suksesit kësaj pune që ushtron, madje e thotë edhe me krenari se sfidat i pëlqejnë.

“Ja ka vlejtur! Ja ka vlejtur që të sfidoj gjithëcka…”, tha ajo.

Çfarë duhet për të qenë një tregetar i mirë?

“Marrëdhënia! Marrëdhënia, goja e ëmbël”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026