Shkëmbim zjarri mes rojeve dhe grabitësve që sulmuan furgonin me para në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur pas një tentative grabitjeje me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen Veternik të Prishtinës, kur një grabitje e armatosur ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare.
Me furgonin që ra pre e sulmit po transportoheshin para dhe ishte i siguruar nga pjesëtarët e sigurisë.
Policia ka njoftuar se gjatë incidentit ka pasur shkëmbim të shtënash, ku një prej personave ka mbetur i plagosur.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë përpjekjes së grabitjes ndaj furgonit që transportonte para.
Hetuesit e policisë janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit