Shoqata e Avokatëve vijon bojkotin për masat e sigurisë dhe seancat gjyqësore

1 Korrik 2022 | 08:47

Shoqata e Avokatëve Penalistë ka vendosur që të bojkotojë seancat për masat e sigurisë për 10 ditët e ardhshme dhe pa afat seancat gjyqësore.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i kësaj shoqate, Saimir Vishaj në një deklaratë për mediat këtë të premte.

“Shoqata sot ka vendosur të vazhdojë bojkotin për 10 ditë për masat e sigurimit dhe pa afat për seancat gjyqësore”, u shpreh ai.

Vishaj bëri me dije se shoqata do t’i drejtohet Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që të kryejë rolin e negociatorit midis avokatëve dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Sipas tij, situata është shumë e rëndë dhe njëra nga palët duhet të ulet. Vishaj shtoi se Manja duhet të bledhë kryetarët e Dhomave Vendore të Avokatisë.

“Shoqata ka vendosur që t’i drejtohet ministrit të drejtësisë për të shërbyer si negociator ndë mjet dhomes së Avokatëve të Shqipërisë dhe KLGJ-së. Është një situatë shumë e rëndë. Ministri duhet të mbajë një qendrim. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që avokatët bojkotojnë masat e sigurimit. Njëra nga palët duhet të ulet. Shoqata do t’i drejtohet ministrit. Sot do ia bëjmë kërkesën edhe me shkrim”, theksoi Vishaj.

Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026