Shoqërohen disa persona për vrasjen e Lekstakaj, zbardhet dëshmia e vëllait

20 Korrik 2023 | 09:29

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Nikolin Lekstakaj në qytetin e Lezhës.

Bëhet me dije se viktima ka qenë i vetëm në momentin kur është ekzekutuar. I vëllai i tij Bledar Lekstakaj është marrë në pyetje nga policia. Në dëshminë e tij Bledar Lekstakaj ka deklaruar se sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në banesë me nënën e tij në momentin që Nikolini i ka marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka në market.

Më tej ai ka deklaruar se pak minuta më vonë pasi vëllai ishte larguar me makinë për në market, ai kishte dëgjuar krisma armësh, por nuk kishte menduar dhe nuk e dinte se ishte vrarë vëllai i tij.

Bledari pohon në dëshminë e tij  është njoftuar pak më vonë për ngjarjen e rëndë se personi i ekzekutuar ishte vëllai i tij. Sipas dëshmive të familjarëve të viktimës, ky i fundit nuk ruhej dhe se lëvizte i lirë, pasi nuk i druhej ndonjë atentati.

Për ngjarjen e rëndë, policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë katër të pandehur të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, pas një procesi të...
18:07 | 13/07/2026

Amnistia penale, rreth 60 të burgosur do të fitojnë lirinë në burgun e Drenovës

Rreth 60 të burgosur në burgun e Drenovës do të fitojnë lirinë për shkak të zbatimit të ligjit për dhënien e amnistisë, i cili pritet...
17:34 | 13/07/2026

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026