Shpalli kandidaturën për president të RMV, Taravari: Fola me Kurtin dhe Ramën

16 Shkurt 2024 | 11:21

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shpalli dy ditë më parë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Taravari tha se vendimi për të kandiduar u mor pas disa anketave që tregonin se për herë të parë shqiptarët kishin mundësi të kalonin në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale.

Ai tregoi se e kishin ndarë këtë iniciativë me kryeministrin e Shqipërisë  Edi Rama dhe atë të Kosovës Albin Kurti, por prej tyre nuk kishte pasur asnjë lloj insistimi.

”Kemi bërë disa anketa dhe matje të opinionit publik dhe në bazë të tyre del që shqiptarët për herë të parë mund të kalojnë në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale ndaj në bazë të tyre dilte që ja vlen që të garohet dhe të bëjmë historinë në RMV. Kemi biseduar me Kurtin dhe Ramën në një takim të përbashkët, por nuk ka qenë insistimi i tyre. U bindëm se me një kandidaturë të një shqiptari ka gjasa reale që kandidati shqiptar të shkojnë në raund të dytë dhe të tregojmë vlerën e shqiptarëve në RM. Nuk ka pasur as insistim, as mbështetje as nga Kurti as nga Rama, por e kemi biseduar me ta”,  tha Taravari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026