Shpenzimet e shqiptarëve në arsim u rritën me 6,1 për qind në 2021
Shpenzimet mesatare mujore për një familje me katër vetë nuk ndryshuan në vitin 2021 në krahasim me 2020, por shqiptarët shpenzuan më shumë për arsimimin.
Sipas anketës vjetore të INSTAT, shpenzimet për arsimin u rritën me 6,1 për qind në krahasim me vitin 2020, ndërsa investuan më pak në mobilim, pajisje shtëpiake dhe rinovim banesash.
Grupi i ushqimeve përbën pjesën më të madhe të shpenzimeve me 41,3 për qind, ose rreth 35 mijë lekë në muaj. Në krahasim me 2020, ka një rënie të lehtë me 0.3 për qind në këtë grup.
Shpenzimet për pagesa faturash energjie elektrike, uji dhe lënde djegëse nuk ndryshuan në krahasim me 2020-n, duke zënë 10 për qind të totalit të të ardhurave të familjes.
Tirana është qarku me shpenzimet më të larta për familje me rreth 100 mijë lekë në muaj, ndërsa Kukësi dhe Dibra me shpenzimet më të ulëta. Rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore në krahasim me vitin 2020 e ka Qarku i Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid