Shpërndante drogë afër një shkolle, arrestohet 24-vjeçari në Krujë
Një 24-vjeçar është arrestuar pasi ky i fundit shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave në Fushë Krujë.
Gjatë kontrollit atij ju sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Njoftimi i policisë
Si rezultat, në afërsi të një shkolle në Fushë Krujë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 24 vjeç, banues në Krujë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Fushë Krujës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm me dronë detarë një nëndetëse dhe bazën ushtarake në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
- 16:36 Trump rivendos bllokadën e porteve të Iranit, planifikon të faturojë me 20% të gjitha ngarkesat e transportuara