Shpërthen një objekt i paidentifikuar në Zagreb, dyshohet për dron nga Ukraina

11 Mars 2022 | 10:25

Një objekt fluturues u rrëzua të enjten vonë në periferi të kryeqytetit kroat, Zagreb, duke shkaktuar një shpërthim të fortë, por nuk ka raportime për të lënduar, tha policia të premten.

Disa raporte mediatike thanë se objekti mund të jetë ishte dron që fluturoi në kryeqytetin kroat nga zona e luftës e Ukrainës, qindra kilometra larg, raporton Radio Evropa e Lirë.

Objekti që u rrëzua në Zagreb mund të jetë droni i tipit Tu-141 Striž, doli në përfundim Tyler Rogoway, një ekspert në aviacionin ushtarak.

Rogoway studioi në detaje fotografitë e mbetjeve të objektit dhe arriti në përfundimin thuajse “të sigurt” se ishte një dron, dhe beson se droni mbërriti në Kroaci nga Ukraina.

Të tjerë thanë se mund të ishte një avion i vogël. Megjithatë deri më tani nuk ka raport zyrtar lidhur me atë se çfarë ishte objekti flutures.

Policia tha se ka dalë në vendin e shpërthimit në periferi të Zagrebit pas thirrjeve të qytetarëve vendas. Ata thanë se gjetën një krater të madh dhe dy parashuta në një zonë të pyllëzuar. Disa makina të parkuara aty pranë janë dëmtuar.

Policia izoloi zonën e shpërthimit për të zhvilluar hetimet.

Dëshmitarët thanë se fillimisht dëgjuan një shpërthim të madh që tronditi tokën, më pas një erë të keqe, raportojnë mediat lokale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026