English

“Shpirti në klarinetë”, artisti Zhani Struga mban koncert në teatrin e Korçës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Shpirti në klarinetë” ka qenë koncertin recital i klarinetistit të njohur jo vetëm korçar Zhani Struga, koncert që është pëlqyer së tepërmi nga artdashësit e shumtë korçarë që kishin mbushur sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi”

- Advertisement -

Ka qenë vetëm 16 vjeç kur është ngjitur në skenën e madhe të festivalit të Gjirokastrës në krah të klarinestit virtuoz Nevruz Nure dhe nga ajo ditë është ngjitur në shumë skena shqiptare por dhe ato shqipfolëse.

E ka filluar me fizarmonikën sepse në shtëpinë e tij të gjithë luanin në këtë instrument, por e ka braktisur shpejt duke i kërkuar miqve dhe shokëve instrumentin e klarinetës sepse duket se Struga kishte tjetër drejtim nga ajo e familjes

“Fizarmonikën e kam pasur në fis, me baba, dajllarë, klarinetistë nuk kishim asnjë. Dëgjoja shumë njerëz që luanin në klarinetë, sidomos Nevrus Nuren që ishte i veçantë për mua, desha ti bija klarinetës si ai, aq bukur, aq ëmbël. Kam marrë një klarinetë me borxh në shokët dhe arrita deri këtu ku jam. Unë vetëm këtë kam, jeta ime kjo është, shpirti im. Unë në çdo moment merrem me klarinetën”,- tha Zhani Struga,  klarinetist.

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Endri Fifo nuk i kursen fjalët më të mira për klarinetistin Zhani Struga, pasi sipas tij është më i miri i muzikës popullore.

” Zhani Struga është bashkudhëtar i këngës sime, është një mjeshtër i madh i mbushur plot fantazi, plot dinamikë, është mjeshtër që i jep frymëmarrje ansamblit” Skënderbeu “. I uroj Zhanit veç të mira dhe e paçim përherë mes tingujve të muzikës popullore”,-tha Endri Fifo, këngëtar.

Pjesë e këtij koncerti ka qenë dhe mbesa e Zhani Strugës si për të treguar se familja e tyre i përket muzikës.

“Është kënaqësi që të këndoj në krah të gjyshit tim i cili ka shumë vite karrierë, është një emocion i papërshkrueshëm, shpresoj të kemi sa më shumë koncerte së bashku për të performmuar në skena të tilla”,-tha Enrika Ahmeti, familjare e Zhani Strugës

Klarinetisti Zhani Struga ka shoqëruar në koncerte pjesën më të madhe të këngëtarëve të muzikës popullore shqiptare, madje për një pjesë të tyre ka dhe albume, përfshi këtu dhe këngëtaren korcare Eli Fara.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?