“Shqipëria Bëhet” ankimim në Kolegj Zgjedhor: Kërkohet mandati për Adriatik Lapajn

4 Gusht 2025 | 16:16

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar një ankim në Kolegj Zgjedhor, kundër vendimit të KAS, që i dha mandatin e deputetes në qarkun Tiranë kandidates së parë në listën e mbyllur, Ana Dajko.

Në ankimimin e saj, kjo forcë politike kërkon që të njihen dorëheqjet e dhëna nga kandidatët e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur, Adriatik Lapaj.

“Shqipëria Bëhet” argumenton se vullneti i qytetarëve është shprehur qartë përmes votës preferenciale dhe se ky duhet të jetë edhe kriteri kryesor për përfaqësim në Kuvend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026