“Shqipëria e nxori non-grata’”,Ervin Bushati: Berisha pranon çdo gjë por jo humbjen
Ervin Bushati tha se fitorja e Partisë Socialsite ishte e pritshme por megjithatë disa bashki bën ndryshimin.
I ftuar në Euronews Albania ai tha se ky rezultat dihej dhe Berisha duhet ta pranonte humbjen. Bushati tha se edhe pse Berisha e ka më të lehtë të pranojë se erdhën alienët se sa humbjen, fakti është se shqiptarët nuk e votuan dhe e nxorën “non grata”.
“Mesa duket refuzimi ndaj ofertës së Sali Berishës, bëri atë që mund të ishte e paimagjinueshme po jo e papritur nga partia socialiste.
Ne e dimë shumë mirë kush është realiteti elektoral në Shqipëri, ka dy realitete, ose ai shkencori, i logjikshmi, i matematikës, ose ai që pam para pak minutash, të një fantazie të pa fre të Sali Berishës, që pranon çdo gjë në botë edhe po ti thuash që ka në ardhur alienë, por nuk pranon që ka humbur.
Do doja që zoti Berisha të kishte burrninë njësoj si kandidati i tij Zef Hila t’i jepte dorën kundërshtarit, apo si kandidati ynë në Kavajë Redjan Krali. Duhet ta pranojë një herë realitetin që shqiptarët e shpallën Sali Berishën ‘non grata’. Vota kundër nuk ishte vetëm kundër Sali Berishës, por ndaj kombinimit më toksik elektoral që mund të ishte, Sali Berisha dhe Ilir Meta”,-tha Ervin Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë