‘Shqipëria i detyrohet shumë Italisë’, Rama uron Giorgia Meloni
Kryeministri Edi Rama ka uruar Giorgia Meloni për postin e kryeministres së Italisë.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare shkruan: “Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat GiorgiaMeloni”.
Giorgia Meloni mori dje detyrën nga presidenti Sergio Mattarella për të formuar qeverinë e re dhe pritet që ajo të bëjë historinë në disa aspekte.
Ajo do të jetë gruaja e parë që do të qeverisë republikën dhe e para grua që vjen nga radhët e post-fashizmit, që nga fundi i Luftës II Botërore. Meloni ka prezantuar edhe ministrat e saj.
“Ministër i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, për të cilin do t’i rekomandoj Këshillit të Ministrave dhënien e funksionit të zëvendës kryeministrit. Ministër i Brendshëm, Matteo Piantedosi; ministër i Drejtësisë, Carlo Nordio; ministër i Mbrojtjes, Guido Crossetto; ministër i Infrastrukturës, senator Matteo Salvini, për të cilin do t’i rekomandoj gjithashtu Këshillit të Ministrave dhënien e funksionit të zëvendës kryeministrit”, tha Meloni.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS