Shqipëria në vendin e parë për konsumin e frutave në rajon
Një hartë e publikuar nga Universiteti i Oksfordit, tregon se cilat janë vendet e botës ku konsumohen më shumë fruta.
Sipas kësaj harte Republika Dominikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë. Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit. Kjo është e barabartë me afërsisht 1500 mollë ose 2500 banane secili.
Të dhënat e konsumit të frutave, të ndara nga Our World in Data, një platformë e mbështetur nga Universiteti i Oksfordit, janë të disponueshme për 195 vende, mes tyre edhe Shqipëria e cila mban shifrën rekord të konsumit në rajon.
Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person.
Renditja e vendeve të Ballkanit:
- Shqipëria: 190.8 kg
- Greqia: 142 kg
- Maqedonia e Veriut: 134.27 kg
- Serbia: 131.55 kg
- Mali i Zi: 122.87 kg
- Rumania: 116.46 kg
- Bosnjë-Hercegovinë: 105.62
- Kroacia: 76.22 kg
- Bullgaria: 51.17 kg
Greqia (142 kg), Portugalia (130.5 kg) dhe Italia (129.9 kg) hanë më së shumti fruta nga vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat.
Ndërsa vendet që konsumojnë më pak fruta janë Zambia (4.6 kg), Çadi (7.1 kg) dhe Togo (7.4 kg).
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës