Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët, ku do vendosen
Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.
Projektvendimi është hartuar nga Ministria e Brendshme.
Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.

Projektvendimi është në rendin e ditës së datës 9 dhjetor të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore që është në varësi të ministrisë së pushtetit vendor.
Më pas, projektvendimi do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe faza e fundit do ta jetë kalimi për miratim në parlament.
Sipas 4 skenarëve të migracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave