Shqipëria synon të hyjë në tregun e biokarburanteve për të mbrojtur mjedisin
Shqipëria po synon të hyjë në tregun e biokarburanteve për të qenë në linjë me një nga direktivat e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit.
Hedhja e këtij hapi kushton minimalisht 3 herë më shumë se karburanti që tregtohet aktualisht. Shqetësimi për projektligjin e paraqitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh fillimisht nga Shoqata e Karburanteve të Shqipërisë.
“Biokarburanti ka një çmim 3-4 herë më shtrenjtë se nafta normale”- tha Luigj Aliaj, President i Shoqatës së Karburanteve.
“Çmimi në total do të rritet rreth 20% apo jo? Sepse ky 10 për qindëshi është 2-3 herë, apo 3-4 herë më i shtrenjtë”, theksoi Niko Peleshi, kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese
“Vendet të cilat përdorin më shumë biokarburante, në një moment të caktuar mund të kenë një rritje të çmimit të karburantit.”, theksoi Ilir Bejtja, zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas ligjit, karburantet që tregtohen aktualisht do të përzihen me 10% biokarburant, ky i fundit mund të sigurohet vetëm nëpërmjet importit, pasi Shqipëria nuk ka kapacitetet prodhuese për to.
Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Shoqata e Karburanteve kërkoi heqjen e akcizës për të shmangur një rritje të mëtejshme të çmimit të karburantit. Sipas saj, efekti në ekonomi do jetë zero, pasi do të vilen të ardhura nga TVSH-ja.
Shoqata theksoi se ligji nuk parashikon detyrimin e kompanisë importuese që të lëshojë certifikim të përqindjes së biomasës në karburant.
Kjo mund t’i hapte udhë abuzimeve pasi nuk do dihej përqindja reale e biomasës në karburantin e importuar, por Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i garantoi se ky problem do të rregullohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme