Shqipëria voton sot, hapen zyrtarisht qendrat e votimit vonesa në disa zona

11 Maj 2025 | 07:11

Është hapur zyrtarisht në orën 7:00 procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Qendrat e votimit do të qendrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare 11 subjekte politike me 2 mijë e 46 kandidatë do të jenë në garë për 140 ulëse në Kuvend.

Tensione ka pasur në një nga qendrat e votimit në Lushnjë, ku një person ka ngritur shqetësimin se në këtë qendër votimi ka pasur kamera sigurie të cilat nuk ishin fikur.

Ndërkohë qytetarët e Durrësit kanë shkuar për të votuar, por qendrat e votimit ende nuk janë gati pasi nuk kanë arritur ende anëtaret e komisioneve të PD.

Gjithashtu problematika dhe vonesa ka pasur edhe në Parkun Olimpik në Tiranë, ku procesi i votimit është vonuar pasi kapakët e kutive të votimit janë vendosur mbrapsh.

Në Kukës janë paraqitur probleme në dy qendra votimi, pikërisht në Arrën dhe Topojan.  Sipas informacioneve në këto zona janë ngatërruar materialet zgjedhore/listat e zgjedhësve.

Subjektet politike:

Në këto zgjedhje parlamentare 11 subjekte politike me 2 mijë e 46 kandidatë do të jenë në garë për 140 ulëse në Kuvend.
1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Partia Lëvizja Bashkë
3. Lëvizja Atdheu
4. Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin e Sodës, në aksin rrugor drejt plazhit të Zvërnecit....
19:05 | 26/07/2026

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026