Shqiptarët e Kosovës më koherentë e më të unifikuar në qëndrime për bashkim kombëtar

5 Prill 2024 | 20:06

Në një përmbledhje të rezultateve të sondazhit të Barometrit në Euronews për Bashkimin Kombëtar, një studim që bëri bashkë për herë të parë qytetarët e Kosovës edhe të Shqipërisë në një pyetësor të përbashkët, ajo që del si konkluzion i rezultateve është se shqiptarët e Kosovës janë më koherentë më të qëndrueshëm në besimet e tyre për këtë çështje.

Në të dhënat e anketimit të përmbledhura për të gjitha pyetjet e sondazhit për bashkimin kombëtar duket qartë se pavarësisht se shqiptarët e Shqipërisë kanë dakordësi më të lartë në disa pyetje (psh kur pyeten për dëshirën) ata luhaten në përqindjet e përgjigjeve të tjera duke ndryshuar nivelet e dakordësisë kur flitet për (sa të mundur e shihnin, si do të votonin në referendum, apo nëse do të ishin të gatshëm për të paguar një taksë).

Më të matur por më të qëndrueshëm duken qytetarët e Kosovës për të gjitha nivelet e pyetjeve të mësipërme për Bashkimin Kombëtar.

Këto ndryshime duken qartë në grafikët krahasues të të gjitha përgjigjeve të shqiptarëve të marra së bashku dhe të krahasuara.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026