“Shqiptarët, më keq se më parë”, Zenka: Retorikë e ashpër ndaj pakicave në Mal të Zi
Mehmet Zenka deputet i Unionit Demokratik të Shqiptarëve tha në një intervistë për Euroneës Albania se kryeministri Dritan Abazoviç gënjen kur shprehet se shqiptarët janë më të përfaqësuar se kurrë në Malin e zi.
Sipas tij situata është e kundërta dhe jo vetëm shqiptarët por të gjitha pakicat janë shumë pak të përfaqësuara dhe tepër të diskriminuara.
“Kurrë nuk ka qenë situata më keq, veç viteve 92’ kur ishte lufta në Mal të Zi, në atë gjendje janë shqiptarët, nuk ka luftë por e njëjta retorikë është. shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më pak të përfaqësuar se kaq”,-kështu tha Mehmet Zenka, duke shtuar me ironi se Abazoviçi pretendon se vetëm duke qenë shqipfolës ai i përfaqësojnë të gjithë shqiptarët, por në të vërtetë vetëm e kanë ulur nivelin e subjektivizmit të shqiptarëve në Malin e Zi.
Ai tha gjithashtu se retorika serbe është ashpërsuar edhe më shumë ndaj shqiptarëve.
“Ushtria të kthehet në Kosovë, ushtria të kthehet në Prizren, Kosova është një shtet artificial, Kosova një shtet terrorist, kështu ishte retorika e serbëve dhe kryeministri në detyrë thotë se ne shqiptarët jemi më të përfaqësuar se kurrë. Në të vërtetë ne shqiptarët dhe të gjitha pakicat jemi në një situatë shumë të vështirë në Malin e Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona