Shqiptarët rrojnë 77 vite, në vendin e 50-të për jetëgjatësinë, njësoj me SHBA

16 Mars 2023 | 20:33

Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54 vite, ndërsa që nga ajo kohë jetëgjatësia është rritur me me 23 vjet për të arritur në 77 vjet në vitin 2020.

Në një plan krahasues, vendi ynë është i 50-ti në renditje botërore me 200 shtete, ndërsa lista kryesohet nga Hong Kongu, Makao e Japonia, me mesatare 85 vjec dhe mbyllet nga Çadi dhe Nigeria me nivelin 53 vjec.

Ajo çka bie ne sy ne evolucionin global te cilesise se jetes në 70 vjet, faktor ky që ndikon edhe në jetegjatësi është tabela e vendeve të G7-ës.

Nëse Japonia është ngjitur nga vendi i 45-të në vendin e tretë që nga viti 1950, në të njëjtën periudhë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbritur në vendin e 53-të nga vendi i trembëdhjetë.

Në SHBA jetëgjatësia është rritur me 11 vjet në këtë etapë kohore, ndërsa në Japoni me 23 vjet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026

Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të...
09:38 | 13/07/2026

Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...
08:59 | 13/07/2026