Shqiptari 15 orë në qeli për çaj mali, flet gazetari i “The Sun” që zbuloi ngjarjen
Një shqiptar u shoqërua nga policia britanike pas dyshimeve se merrej me kultivimin dhe transportin e kanabisit.
Agim Agaj, 53 vjeç u kontrollua dhe u mbajt në paraburgim për 15 orë, pasi policia ngatërroi çajin e malit që ndodhej në furgonin e tij me bimë narkotike. Historia e tij u bë publike pas një artikulli të publikuar në gazetën e njohur britanike The Sun.
Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari i ‘The Sun’ Edwart Southgate tregoi se ishte Agimi ai që i kishte kontaktuar në telefon për t’i treguar historinë e tij, që e kishin publikuar menjëherë.
Ai e cilësoi shokues faktin se si policia mundi të ngatërronte çajin e malit me kanabisin.
“Agimi ishte ai që na kontaktoi ne pas këtij incidenti. Ai ishte duke u kthyer në shtëpi në rutinën e vet dhe nuk kishte pritur që të ndodhte një gjë e tillë. Na tregoi gjithçka dhe menjëherë e publikuan lajmin. Mendoj se ishte një histori shokuese siç e përshkroi edhe kryeministri juaj. S’e di çfarë mund të ndodhte nëse do të arrestohej një britanik në Shqipëri për një arsye të ngjashme. Sidomos kur bëhet fjalë për një njëri shumë të rregullt që ka qenë që nga viti 99 në Angli dhe nuk ishte arrestuar kurrë. Si mund të mendosh se çaji i malit është kanabis, është e pabesueshme”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:23 Përfiton nga amnistia penale, lirohet Erisa Fero nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian