Shqiptari në Angli u arrestua për çajin e malit, avokati ngre alarmin: Paragjykim!
Avokati Naim Hasani e cilësoi si paragjykim arrestimin e shqiptarit në Angli kur ky i fundit u arrestua për çajin e malit në makinë.
Policia e ngatërroi me lëndë narkotike dhe kjo i kushtoi Agim Agajt 15 orë në qeli.
“Të them të drejtën e kam mësuar këtë lajm nëpërmjet mediave. Ishte një lajm sa qesharak aq edhe trishtues, por besoj se autoritetet britanike kanë mjaft çfarë të bëjnë tjetër dhe policia britanike kanë mjaft me se të merren, në vend që të merren me një qytetar shqiptar që besoj ka të drejtë të hyjë e të dalë në Britani, që ka leje qëndrimi. Gjithkujt mund t’i ndodhë që të marrë me vete pak çaj nga familja, nga të afërmit e tij dhe sidomos ne shqiptarët që e përdorim çajin kur jemi të sëmurë. Këtu e përdorin çajin mëngjes, drekë, darkë. Nuk duhet të kishte ardhur si ndonjë surprizë e jashtëzakonshmë,” – u shpreh Hasani në një intervistë për Euronews Albania.
Piktori shqiptar Agim Agaj është shoqëruar nga policia britanike pasi efektivët ngatërruan çajin e malit me drogë duke dyshuar se 53-vjeçari merrej me kultivimin dhe transportin e kanabisit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)