Shqiptari nga Londra: Si po përdoren gratë shtatzëna për të marrë dokumentet
Gangsterët shqiptarë në Angli po synojnë nënat e ardhshme, të cilat janë të gatshme t’i regjistrojnë ata si prind i fëmijëve të tyre të palindur. Këtë investigim e ka bërë media britanike “The Sun”.
Daniel Nikolla, gazetar shqiptar në Angli tha në një intervistë për Euronews Albania se ky është një proces që ka ndodhur edhe më parë dhe The Sun sapo e ka zbuluar.
“Në atë lajmin e The Sun ka edhe disa deformim që përfshihet me bandat kriminale, përdoret një gjuhë që e kriminalizon gjithë procesin siç kanë bërë më parë tabolidet britanike. Ky proces është ndjekur jo vetëm nga persona të lidhur me banda kriminale. Ka pasur njerëz që kanë ardhur ilegalisht në Britani, më vonë kanë ardhur edhe partneret e tyre, me ardhjen në jetë të një fëmije ai fëmijë është regjistruar si fëmija i një qytetari britanik. Në një dakordësi mes të treve dhe nëpërmjet fëmijës së parë, nëna merr lejen e qëndrimit, kur vjen në jetë një fëmijë i dytë babai real merr atësinë dhe kështu edhe ai merr lejen e qëndrimit në Britani të Madhe. Në momentin që ndodh diçka e tillë, është me patjetër i përfshirë edhe një qytetar që jo vetëm ka leje qëndrimi në Britani, por që mund të jetë edhe britanik”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gaza| Mes shtatë vullnetarëve të vrarë, numërohen edhe punonjës britanik
- Gjykata në Britaninë e Madhe merr vendimin për Julian Assange
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)