Shqiptarja në Turqi me frikë nga tërmeti: Vetëm WC kam në shtëpi, çdo gjë në makinë
Shqiptarja që jeton në Turqi, Linda Kalemi tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se nga frika e tërmetit vetëm WC-në ka në shtëpi, ndërsa gjithçka tjetër e ka transferuar në makinë.
“Unë e kam makinën depo. Pas tërmetit të dytë unë fle vetëm 3 orë, 3-4 orë. Më parë flija në 1, tani fle në 2, në 3. Tani sa herë fle mendoj, po sikur të bjerë prapë tërmet, djemtë a po flenë, a është dera e tyre hapur? Se ne jemi me dy kate dhe unë bëj llogari si do të zbres shkallët, si do t’i zgjoj,” – u shpreh Kalemi.
Ajo pranoi se vuan nga sizmiofobia, ndërsa theksoi se edhe mjekët tregojnë se sizmiofobia është bërë simptoma më e zakonshme te turqit.
Në media herë pas here janë pasqyruar përjetimet e qytetarëve të zonave të prekura nga tërmeti në Turqi. Shumë prej tyre kanë frikë në flenë gjumë, të tjerë kanë frikë të qëndrojnë brenda shtëpive. Të mbijetuarit po vuajnë në heshtje fatkeqësinë që vrau më shumë se 50 mijë njerëz më shumë se dy muaj më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:08 Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
- 16:01 Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 15:50 Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën