Shqiptarja në Turqi: Po fshihet shifra reale e viktimave nga tërmeti
Shqiptarja Anxhela Bregu, koordinatore në Drejtorinë e Teatrove në Ankara, ka zbuluar në një intervistë për Euronews Albania se shifra reale e viktimave në Turqi po fshihet.
Ajo u shpreh se sipas llogarive do të ketë më shumë persona që do të shpallen të zhdukur.
“Më vjen keq që po e them, por numri i viktimave nuk është ky. Është e pamundur sepse në orën 4 të mëngjesit të gjithë janë në gjumë, po flasim për një tokë ku janë të paktën 13 milionë e gjysmë popullsi, që duken të regjistruar. E zëmë sikur 3 milionë e gjysmë kanë ikur në qytete të tjera, 10 milionë popullsi është aty,” – u shpreh Bregu.
Ajo u shpreh se edhe sikur 6 mijë ndërtesa të jenë shembur, të paktën 10 njerëz kanë qenë brenda duke fjetur.
“Më vjen keq, nuk dua që këto numra të jenë të vërteta, por me një matematike të thjeshtë e bën llogarinë,” – theksoi Bregu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve