Shtatë familje franceze padisin TikTok për dëmtimin e fëmijëve të tyre
Shtatë familje franceze kanë ngritur një padi kundër TikTok, duke akuzuar platformën për ekspozimin e fëmijëve të tyre adoleshentë ndaj përmbajtjeve të dëmshme që i bëri dy prej tyre të vrasin jetën në moshën 15-vjeçare, tha një avokat i familjeve.
“Padia pretendon se algoritmi i TikTok ekspozoi shtatë adoleshentë ndaj videove që promovonin vetëvrasje, vetëdëmtim dhe çrregullime të të ngrënit,” tha avokatja Laura Bouton Marmion për France Info.
Ajo deklaroi se “prindërit duan që përgjegjësia ligjore e TikTok të njihet në gjykatë”.
“Është një kompani tregtare që ofron produkte për konsumatorët, të cilët janë edhe të mitur. Prandaj, ajo kompani duhet të mbajë përgjegjësi për mangësitë e produkteve që ofron”, tha Bouton Marmion.
Ashtu si Facebook dhe Instagram, TikTok po përballet me qindra padi në Shtetet e Bashkuara mbi akuzat se rrjeti social ka shkaktuar varësi te miliona fëmijë, duke dëmtuar shëndetin e tyre mendor.
TikTok nuk ishte menjëherë i disponueshëm për koment mbi padinë e ngritur në Francë dhe kompania ka thënë më parë se do të marrë seriozisht çështjet që lidhen me shëndetin mendor të fëmijëve dhe përmbajtjen që ofron.
LEXONI GJITHASHTU:
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
- 18:37 Trump: SHBA-të do të ‘rrisin me shpejtësi’ prodhimin e pajisjeve mbrojtëse
- 18:29 Trump: NATO po bën ‘përparim të madh’ në shpenzimet e mbrojtjes
- 18:21 “Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm
- 18:16 3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash