Shtimi i trupave të KFOR, Haradinaj: Terrorizmi nuk kalon, duhet hetim ndërkombëtar

2 Tetor 2023 | 14:23

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherazi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me shtimin e trupave të KFOR-it në Veri.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj thotë se shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë dëshmon vendosmërinë e NATO-s, se terrorizmi nuk kalon.

Ai shton se paqja në Kosovë është vendosur me dhimbje e tragjedi dhe nuk do të lejohet askush ta rrezikojë atë.

“Shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, brenda mandatit që ka, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë. Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika”, ka pohuar Haradinaj në postimin e bërë në Facebook,

Gjithashtu Haradinaj theksoi se faktet e dala në dritë tregojnë implikimin e Serbisë mbi sulmin ndaj policisë së Kosovës në Basnjkë.

Haradinaj kërkoi një hetim ndërkombëtar për të vënë përballë përgjegjësisë përgjegjësit.

“Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrur para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026