Shtohen infarktet tek të rinjtë, kardiologia: Mosha ka zbritur nën 40 vjeç

31 Janar 2024 | 15:43

Të rinjtë që vuajnë nga problem kardiake po shtohen çdo ditë e më shumë. Mjekët kardiologë referojnë se ndryshe nga disa vite më parë që pacientët e tyre ishin të moshuarit, sot mosha ka zbritur nën 40 vjeç.

Paralel me sëmundshmërinë në këto mosha janë shtuar edhe infarktet vdekjeprurëse.

Mjekët kardiologët pohojnë se të rinjtë nuk ju japin rëndësi shenjave që jep zemra, ndërsa thonë se pas një vdekjeje të papritur nga zemra fshihen një sërë problematikash të pamonitoruara.

“Janë individë që në të përditshmen e tyre janë tej mase të ngarkuar në jetën e tyre, janë në gjendje ankthi, stresi, me një gjendje tensioni kronik dhe që kanë neglizhuar faktorët e riskut kardiak, siç janë vlerat e larta të presionit arterial, monitorimi i diabetit, yndyrnave dhe nga ana tjetër janë individë të alkoolit dhe substancave narkotike, të kequshqyer me një jetë sedentare”, thotë Manjola Liko, kardiologe.

Ajo çfarë mjekët referojnë, veç stilit të jetesës, ndikim në rriten e numri të pacientëve me probleme kardiake ka edhe pandemia e COVID 19.

Mjekët kardiologë kërkojnë që të mos neglizhohet asnjë simptomë që ka të bëjë me zemrën. Kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar vdekjen e papritur. Në bazë të statistikave zyrtare, sëmundjet e zemrës janë të parat më të përhapurat në popullatë, dhe 50% e vdekjeve janë si pasojë e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026