Shtohen përpjekjet për arritjen e një koalicioni opozitar shqiptar në RMV
Kanë mbetur edhe dy muaj deri në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë vazhdojnë spekulimet nëse atje do të formohet një koalicion i gjerë i partive opozitare shqiptare, për të garuar kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, parti kjo e cila prej 15 vjetësh, është pjesë e pushtetit.
Aleanca për Shqiptarët, partia që ka iniciuar formimin eventual të një blloku opozitar, ka njoftuar së fundi se do t’u dërgojë një ofertë konkrete Lëvizjes Besa dhe Alternativës, parti këto me të cilat ajo mund të realizojë një koalicion, por akoma nuk ka një përgjigje konkrete nga këto parti.
Apeli i OSBE ndaj partive politike
Misioni i OSBE-së bën thirrje për fushatë zgjedhore pa gjuhë të urrejtjes në media tradicionale dhe ato online. Për shkak se në të kaluarën periudha parazgjedhore ka qenë një “beteje” e vërtetë e urrejtjes politike e ndëretnike, misioni i OSBE-së kërkon që këtë proces zgjedhor ta kalon shteti më qetë pasi që synon nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe u bën apel mediave dhe organeve shtetërore që ta pengojnë zgjerimin e këtij fenomeni.
“Gjuha e urrejtjes është edhe pengesë për pajtim shoqëror dhe politik. Gjatë shatë viteve të fundit sektori civil ka regjistruar rritje të vazhdueshme të incidenteve si pasojë e urrejtjes para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Të dhënat për mbi 300 incidente të nxitura nga urrejtja janë numra shqetësuese”- theksoi shefi i misionit të OSBE së në Shkup, z. Klemens Koja.
Në prag të zgjedhjeve të 12 prillit, edhe ministri i brendshëm teknik u zotua për ndëshkimin e gjuhës së urrejtjes në internet dhe në terren.
“Ju bëj thirrje politikanëve që të jenë më tolerant ndaj kritikave të opinionit dhe mediave. Politikanët duhet të jenë shembull i komunikimit korrekt. Ne jemi të gatshëm që të marrim pjesë me të gjithë faktorët, përfshirë edhe mediat, në ndërtimin e kushteve që do të minojnë të gjithë kërcënimet nga aktet jodemokratike dhe të gjuhës së urrejtjes. Vetëm në vitin 2019 rastet e gjuhës së urrejtjes janë rritur për 54 për qind. Kemi regjistruar 54 raste për të cilat kemi ngritur kallëzime penale dhe kjo tregon seriozitetin e këtij fenomeni”-theksoi z. Dragan Kovaçki.
Përfaqësuesit e policisë dhe mediave u pajtuan se roli i mediave në shoqëri e sidomos në proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm dhe për këtë gjë u kanë kërkuar që masat për parandalimin e gjuhës së urrejtjes të mos keqpërdoren për të heshtur mediat dhe kundërshtarët politikë.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër