Si do të mbrohet Ilir Beqaj? Avokati: E vështirë! Ka pasuri të pajustifikuara…

5 Korrik 2024 | 14:23

Avokati Redi Ramaj ishte këtë të premte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania, ku tha se do të jetë shumë e vështirë mbrojtja për ish-ministrin Beqaj.

Ai tha se Ilir Beqaj ka çështje të mbivendosura duke marrë parasysh se përveç abuzimit të fondeve të BE-së, Beqaj është nën hetim edhe për çështjen e sterilizimit.

“Besoj se do të jetë pak e vështirë për mbrojtjen e zotit Beqaj. Ai duhet të vihet në një përballje ligjore me hetimin që është kryer nga strukturat e Brukseklit, pasi flasim për fondet e Bashkimit Europian për Zhvillim. Në këtë rast, SPAK ka vepruar edhe me masë sigurimi për shkak të veprës penale, por edhe për shkak të rëndësisë së veprës që lidhet me BE që ka të bëjë me hetimin e tyre. Pra në  momentin që kemi një hetim të mirëfillt nga Bashkimi Europian. Me indicie të çuara prokurorisë. Prokuroria ka qenë e detyruar të marrë këtë masë.

Avokati Ramaj tha se duke parë historikun e dosjeve të zyrtarëve të lartë, një pjesë e tyre kanë menduar se do e kishin më të lehtë për të kaluar këtë situatë, por në rastine  Beqajt sipas tij ka mbivendosje çështjesh.

“Kur u mbivendosën çështjet, situata u komplikua dhe SPAK u fut më thellë në përgjime e hetime, lidhur me pasurinë e zotit Beqaj. Mesa kam parë unë nga dosja ka pasuri të pajustifikuara në disa biznese të zotit Beqaj. Të gjitha këto janë problematike për mbrojtjen e zotit Beqaj që ai të kërkojë pafajësi apo lehtësim. Duhet parë edhe vendosja e masës së sigurimit”,-tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026