Si do të zhvillohet plazhi këtë vit, situata në qyetet bregdetare

5 Maj 2020 | 07:44

Operatorët turistikë dhe bashkitë e bregdetit janë optimiste se mund të ketë sezon turistik këtë vit. Kryetarët e bashkive Lezhë dhe Sarandë tregojnë se ende nuk ka asgjë konkrete rreth protokolleve apo masave të nevojshme, por që të gjithë po punojnë për të qenë gati.

Kryetar i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha për Euronews Albania se të gjithë shpresojnë që situata e pandemisë së Covid-19 të tejkalohet dhe më pas të krijohen kushtet për të pasur edhe turizëm.

Megjithatë ai pohoi se aktualisht nuk i është paraqitur asnjë draft apo protokoll me kushtet dhe masat që duhen pasur parasysh për turizmin.

“Nuk jam në dijeni të kushteve. Nuk na ka ardhur akoma ndonjë draft, ose ndonjë përcaktim i qartë se çfarë, por mendoj se duhet të presim akoma për të vendosur standarde të përcaktuara, për aq kohë ne varemi nga prirja e pandemisë, nëse prirja do të shkojë drejt zeros, dhe le ta shpresojmë këtë, atëherë edhe masat, normalisht, do të jenë mëtë lehta,” – tha Ndreu, i cili nënvizoi se përgjithësisht turistët në Shëngjin vijnë nga Kosova dhe se sezoni i këtij viti do të varet edhe nga bilanci i pandemisë që do ketë atje dhe nëse do të lejohet lëvizja.

Kryetari i bashkisë Lezhë tregoi se ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me operatorët turistikë dhe po merr masa për rregullimin e cilësisë dhe kushtet e plazheve, edhe pse shumica e tyre kanë paqartësi se çfarë duhet të bëhet.

Saranda ka më shumë se një javë që është përfshirë në zonat e gjelbërta me masa më të lehta kufizuese.

Kjo ka sjellë një prirje për dyndje njerëzish drejt zonave turistike të Sarandës.

Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, tha për Euronews Albania se kjo është mbajtur nën monitorim nga autoritetet për të minimizuar rreziqet e mundshme të pandemisë së Covid-19.

“Ne po i marrim të gjitha masat që sezoni që po vjen të jetë me kushte sa më të mira për pushuesit, gjithmonë me dëshirën dhe shpresën që situata do të vijë shumë shpejt drejt normalitetit,” – tha Gurma, i cili theksoi se po mban kontakte me operatorët turistikë që të punohet njësoj sikur të pritej një sezon normal turistik edhe pse do të kërkohen më shumë masa sigurie.

Gurma tha se nuk ka vonesa për planet e masave dhe përgatitjes për turizmin, pasi ka pasur trajnime për mënyrën e vendosjes dhe qasjes së re në plazhe dhe restorante.

Krahasuar me Greqinë Kryetari i bashkisë Sarandë tha se nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm për sa i përket lehtësimit të masave. Për këtë ai iu referua Korfuzit, ndërkohë që i bëri thirrje shqiptarëve që nëse do të ketë turizëm, të vendosin t’i kalojnë pushimet në Shqipëri, pasi edhe paketat turistike do të jenë deri në 25 për qind më të lira.

Lexoni gjithashtu:

Masat e reja lehtësuese l Bashkitë që hyjnë në zonën e gjelbër, data kur hapen lokalet dhe restorantet

Lamtumirë plazhit siç e njohim, zbardhet drafti i sezonit turistik veror

Propozimi i qeverisë, turizëm vetëm në struktura të kontrolluara

Klubet, baret dhe restorantet kërkesë qeverisë për t’u rihapur me orar të pakufizuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026