“Si e ke marrë ti atë pronën në Himarë?”, Ardit Bido përplaset me Marin Sulin
Drejtori i arkivave Ardit Bido dhe sekretari i OMONIA-s Marin Suli kanë debatuar këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me arrestimin e Jorgo Goros.
Sipas Sulit, nuk duhet që vepra penale e tjetërsimit të pronës të quhet “shpërdorim detyre” pasi sipas tij ajo është vjedhje e pastër.
Nga ana tjetër Bido tha se historitë me AMTP të falsifikuara ka me shumicë, dhe i takon prokurorisë që të thotë se kush ka bërë falsifikimin dhe kush ka bërë vjedhjen, ndërsa pyeti edhe sekretarin e OMONIA-s “Si i ke marrë ti pronat në Livadh?”
Pjesë nga debati:
Marin Suli: Tjetrit i kanë vjedhur 500 metra ditën me diell, ti thua “shpërdorim detyre”
Ardit Bido: ti si e ke marrë atë tokën tënde në Livadh që punon?
Marin Suli: S’kam asnjë metër toke në livadh. Unë s’kam pronë jam qiraxhi në Livadh. Të kanë informuar keq.
Ardit Bido: Ti ke prona në Livadh, histori të falsifikuara me AMTP në këtë vend janë me shumicë dhe që nga ky moment ti të thuash emrin konkret kush e ka falsifikuar kush e ka bërë vjedhjen, kush ka bërë krimin e organizuar, për këtë është prokuroria.
LEXONI GJITHASHTU:
Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
- 16:05 Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar
- 15:57 Aksion i madh i policisë në Kosovë, mbyllën 9 lokale të muzikës – arrestohen 15 persona
- 15:53 Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
- 15:45 Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
- 15:28 Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 15:20 Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani