Si formohet qeveria e re në Maqedoni të Veriut, koalicionet e mundshme
Gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu analizoi situatën politike që dikton rezultati i zgjedhjeve të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut. Asnjë nga partitë nuk ka mundur të sigurojë shumicën e mjaftueshme për ta formuar e vetme qeverinë – e cila duhet të gëzojë së paku 61 vota.
Por cilat janë opsionet e mundshme për formimin e qeverisë së re në RMV.
Shpërndarja e mandateve është si më poshtë:
- 46 mandate – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Lëvizja Besa, kryetarë Zoran Zaev dhe Bilal Kasami;
- 44 mandate – Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitetin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE), kryetar Hristijan Mickoski;
- 15 mandate – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kryetar Ali Ahmeti;
- 12 mandate – Aleanca për Shqiptarët (AA) dhe Alternativa, kryetarë Ziadin Sela dhe Afrim Gashi;
- 2 mandate – E Majta (Levica), kryetar Dimitar Apasiev;
- 1 mandat – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi;
Opsioni i parë për koalicion:
LSDM (46) dhe BDI (15) vazhdojnë sërish koalicionin qeverisës që patën mandatin e fundit parlamentar. Por ky koalicion është vështirë i arritshëm për shkak të faktit se Zaev ka hedhur poshtë që në fillim mundësinë për t’i lëshuar postin e kryeministrit BDI-së.
Ahmeti për Euronews Albania nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni tjetër me LSDM-në. Ai ka kërkuar që Zaev t’u kërkojë falje shqiptarëve për një etiketim fyes të përgjuar dhe rrjedhur në media gjatë fushatës. Nga ana tjetër kryetari i BDI-së ka lënë të hapur edhe mundësinë e rifaktorizimit të partive shqiptare.
Vetë Zaev është shprehur se negociatat për koalicion do t’i zhvillojë pas 2 gushtit, pasi momentalisht është me pushime.
Opsioni i dytë për koalicion:
LSDM (46) mund të kalojë në koalicion më të gjerë me shqiptarët e AA & Alternativa (12) dhe PDSH (1) e po kështu me “Të Majtën” (2) duke arritur 61 mandatet e nevojshme. Mirëpo kjo qeveri do të ishte e brishtë përballë një opozite më të fortë të përqendruar vetëm në 2 grupe.
Opsioni i tretë për koalicion:
LSDM (46) dhe VMRO-DPMNE (44) mund të sillnin një qeveri të fortë me 90 mandate, por që në këtë rast do të mbetej për t’u parë qëndrimi që do të mbanin fillimisht Lëvizja Besa, pjesë e koalicionit dhe nga ana tjetër vetë raportet mes dy partive të mëdha, raporte goxha të tensionuara kur VMRO-DPMNE drejtohej nga Nikola Gruevski.
Opsioni i katërt për koalicion:
VMRO-DPMNE (44), BDI (15) dhe “E Majta” (2) mund të bëjnë bashkë gjithashtu 61 mandate, por në këtë skenar mbetet për t’u parë se çfarë qëndrimi mund të mbajë partia e Apasiev, e cila është e së majtës nacionaliste ndërsa në VMRO-DPMNE ka grupe mbështetëse të së djathtës ekstreme.
Lexoni gjithashtu:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor