Si i shpëtoi drejtësisë Tase, u hetua për lejimin e mbjelljes së kanabisit

3 Gusht 2022 | 08:50

Në prill të vitit 2021 Prokuroria e Vlorës do të kërkonte pezullimin nga detyra të 5 oficerëve të komisariatit të Himarë, ndër të edhe të drejtuesit të tij Arjan Tase.

Efektivi policisë, autor i tragjedisë në Himarë së bashku me 5 kolegë të tij u akuzua nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Ata më veprimet dhe mos veprimet e tyre kishin favorizuar mbjelljen e 12 mijë bimëve kanabis në disa zona në fshatra të njësisë administrative  Hore Vranisht.

Policia e Himarës nuk kishte marrë asnjë masë në kontrollin e territorit duke ai bërë të lehtë punën kultivuesve të kanabisit.

Hetimi i Prokurorisë ishte i shtrirë në kohë prej 2020 ku ishin zhvilluar disa operacioni policore në këtë zonë.

Vetëm në një aksion policia arriti të shkatërrojë 6790 rrënjë kanabis.

Kolegët e tjerë të Tases që u hetuan ishin Artur Veshaj, nën/komisar, përgjegjësi i krimeve pranë komisariatit të Himarës, Ilir Kadëna nën/komisar specialist për krimet në komisariatin e Himarës, Isa Jaçaj, specialist krimesh në komisariatin e Himarës, David Fakaj oficer patrulle në Himarë.

Prokuroria e Vlorës i dërgoi të pandehur në gjykata këta 5 policë së bashku me 50 persona të tjerë të cilit kishin kultivuar gjithsej 12 mijë bimë kanabis.

Gjithashtu policia gjatë aksioneve sekuestroi edhe 120 kilgramë kanabis. Në përfundim prokuroria  e Vlorës nuk provoi dot akuzën duke pushuar hetimin për drejtuesin e komisariatit të Himarës. Kërkesa e prokurorisë është përcjellë më pas në gjykatë e cila është miratuar.

Me pastrimin e dosjen Tases i lindte e drejta të kërkonte rikthimin në polici dhe kjo  ka ndodhur. Në fillim të këtij viti ai u kthye në detyre me urdhër drejtorit të policisë së shtetit.

Tase mbante detyrën e shefit të policimit në komunitet në policinë e Elbasanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026