Si ka ndryshuar Tirana në 5 vite? Iris Luaras: Ka ndikuar tërmeti dhe pandemia
Pedagogia Iris Luarasi tha në një intervistë për “Barometri” se është normale që gjendja e Bashkisë Tiranë të jetë më keq se 5 vite më parë, pasi siç tha ajo gjatë tre viteve të fundit jemi përballur me disa sfida.
Duke iu referuar grafikut të “Barometrit”, ajo tha se nuk mund të pretendohet që tërmeti, pandemia apo edhe lufta në Ukrainë të mos kishin efekte në Tiranë, pasi këto ngjarje kanë pasur ndikim e tyre në çdo familje.

“Në vite ne po krahasojmë Bashkinë e Tiranës të udhëhequr nga Erion Veliaj, me Tiranën e udhëhequr po nga i njëjti njeri para 5 vitesh. Të gjitha fenomenet e ndodhura gjatë 5 viteve të fundit, kryesisht në 3 vitet e fundit, nuk kanë lënë asnjë impakt te qytetarët shqiptarë. Gjatë kësaj periudhe, në 2018 ne kishim tërmetin që afektoi qytetin e Tiranës, në 2020 patëm Covid-in.
Gjërat edhe në bashkinë e New York-ut gjërat kanë shkuar më keq. Vetëm industria farmaceutike pati zhvillim, sektorët e tjerë patën ngadalësim të jashtëzakonshme. Më pas patëm edhe elementin tjetër që pati ndikim në shoqërinë shqiptare, që është lufta në Ukrainë.
Vërtetë nuk e kemi Ukrainën afër por ama Ukraina ka ndikuar në jetën e qytetarëve shqiptarë me çmimin e naftës me inflacionin dhe rritjen e çmimeve. Kjo është një krizë globale”,-tha Iris Luarasi për Euronews Albania.
LEXDONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra persona kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike
- 13:05 Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon