Si mbeti e paverifikuar dosja e Berishës, kush ishin ‘Trëndafili’ dhe ‘Sqepari’
Gazetari Adriatik Doçi tregoi në studion e Euronews Albania se si mbeti e paverifikuar dosja e Sali Berishës duke risjellë në vëmendje rrëfimet e kryetarit të komisionit të verifikimit, Nazif Bezhani.
“Në pranverë të ‘98 kur u vu në funksionim komisioni për verifikimin, një grup fraksionist i shkon në zyrë kryetarit të komisionit, Bezhani dhe thonë se duam të verifikojmë Berishën se kemi dyshime se ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit dhe spiun i UDB. Bezhani u tha që nuk e bënte dot se nuk ja lejon ligji por ata i thanë se nëse nuk e bënte do të quhej bashkëpunëtor me spiunët. Grupi fraksionist kryesohej nga Genc Pollo dhe Tritan Shehu. Ai hapi dosjet e tyre dhe kur ata erdhën sërish ditën tjetër për të kërkuar dosjen e Berishës, Bezhani u tha, dakord po ka shumë spiunë të sigurimit të shtetit siç janë ‘Trëndafili’ dhe ‘Sqepari’. Kur dëgjuan këta dy emra ata ikën dhe s’u kthyen më dhe Berisha mbeti i paverifikuar sipas rrëfimeve të Bezhanit”, tregoi gazetari.
Ai tha se sipas asaj që tregonte Bezhani, kontrolli i të gjitha dosjeve ishte një punë voluminoze dhe shumë e vështirë.
Kjo është arsyeja pse edhe atëherë vetëm një numër shumë i vogël dosjesh është verifikuar dhe shumë dosje nuk janë gjetur.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën