Si u planifikuan 2 atentatet ndaj tij? Flet ish zv.ministri i Jashtëm i Kosovës
Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha e konsideron shqetësues lajmin e planifikuar në mediat në Kosovë, se ka një plan për t’i kryer atentat kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie.
Në një intervistë për Euronews Albania, Berisha u shpreh se ai vetë ka qenë shënjestër e dy atentateve.
Berisha nënvizoi se ka jetuar dy vite nën mbrojtjen e policisë dhe fatkeqësisht, këtyre rasteve nuk u është shkuar deri në fund.
“Është shqetësuse, si formacion politik, si ide, si ndërgjegje kombëtare që ka qenë LDK-ja dhe është shqetësuese edhe personale. Në rastin konkret, edhe unë vetë kam qenë viktimë e dy atentateve të organizuara dhe kam jetuar 2 vite nën mbrojtjen e policisë. Është një jetë e vështirë, shqetësuese, personale, për familjarët edhe për vetë subjektët politikë.
Për fat të keq, asnjëherë dhe asnjë rast nuk janë zbuluar deri në fund. Kjo është një brengë që po e përcjell jo vetëm Lidhjen Demokratike, por edhe Kosovën. Në rastin tim, ka pasur 5 apo 6 të burgosur, por nuk ka shkuar më thellë dhe ka mbetur e pasqaruar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)