Simbolika e vizitës së Albin Kurtit në Lezhë, Baton Haxhiu: Për fushatë elektorale
Prezenca e Albin Kurtit në Lezhë në kuadër të 577-vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës” është komentuar në forma të ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri. Analisti Baton Haxhiu i pranishëm në emisionin “Shock” në Euronews Albania thotë se Albin Kurti ka shfrytëzuar këtë datë historike për të bërë fushatë elektorale, në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
“Albin Kurtin e pata paralajmëruar se do vinte në fushatën zgjedhore në Shqipëri. Vjen në një përvjetor të Besëlidhjes dhe pas saj i mbledh të gjithë liderët e të gjitha trojeve dhe në kokën e tij realisht përjeton bashkimin e shqiptarëve para një përmendoreje. Ai është në Lezhë për të përkrahur kandidatin e tij, siç do jetë në Tiranë dhe në Gjirokastër”, tha ai.
Për analistin Andi Bushati problemi nuk është se pse Albin Kurti ka ardhur të bëjë fushatë në Shqipëri, por shqetësimin ai e sheh diku tjetër.
“A po vjen për fushatë? Patjetër që po vjen për fushatë. Problemi me Albinin është simbolika që ka zgjedhur të bëjë fushatë se nuk është kot se ka shkuar në Lezhë në vendin e besëlidhjes. Mua nuk më shqetëson se Albini po bën fushatë në Shqipëri dhe mirë se të vijë. Simbolika më bën të kem disa paranoja. Nga Zogu, Enveri deri tek Edi RamA janë munduar të ngrenë kultin e tyre duke u afishuar me mitin e Skënderbeut dhe jo më realitetin e Skënderbeut, sepse janë dy gjerë shumë të ndara”, tha Bushati.
Mes tjerash, z. Haxhiu shprehet se kryeministri i ardhshëm i Kosovës është një politikan që nuk e mban fjalën: “Albin Kurti është njeriu dhe politikani, që nuk ka koherencë politike dhe nuk e mban fjalën”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit