Sindikatat ultimatum qeverisë në RMV: Rrit pagën minimale ose hyjmë në greva masive

3 Mars 2025 | 16:33

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që paga minimale në Maqedoni të bëhet 500 euro nga 400 që do të jetë nga muaji mars. Sindikatat propozojnë që shteti t’i lirojë punëdhënësit nga pagesa e kontributeve për diferencën e pagës për një vit, duke u dhënë mundësi kompanive të paguajnë rritjen pa barrë shtesë.

Çështja pritet të diskutohet në Këshillin Ekonomiko-Social, i cili duhet të marrë vendimin përfundimtar për nivelin e pagës minimale. Por debati është i bllokuar, pasi ende nuk është përcaktuar përfaqësimi i sindikatave në këtë këshill.

“Vota kundër rritjes së pagës minimale do të thotë votë për biletë në një drejtim për të ikur nga Maqedonia. E pastaj punëtorët e Maqedonisë në vend se ta ndërtojnë ekonominë e tyre do ta ndërtojnë ndonjë ekonomi të huaj për 100 ose 200 euro pagë më të lartë”, tha Sllobodan Trendafillov, kryetar i LSM-së.

Opozita akuzon qeverinë për mungesë të një politike të qartë ekonomike, ndonëse metodologjia aktuale për përllogaritjen e pagës minimale u nënshkrua pikërisht gjatë qeverisjes së tyre.

Sindikatat e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut i kanë dhënë një ultimatum Qeverisë. Që ta zgjidhë çështjen e pagës minimale brenda muajit mars. Ose në të kundërtën, do të përballet me një grevë masive.

Nga ana tjetër, punëdhënësit thonë se rritja e pagës duhet të jetë në përputhje me produktivitetin dhe kërkojnë që shteti të mbulojë kontributet nëse kërkohet rritje mbi nivelin e parashikuar nga ligji.

Qeveria deklaron se do të mbështesë çdo marrëveshje mes punëtorëve dhe punëdhënësve, por ende nuk ka dhënë një përgjigje për propozimin e subvencionimit të kontributeve që në Maqedoninë e Veriut arrijnë 38 përqindëshin e pagës ose në përkthim real, punëdhënësit paguajnë thuajse gjysmën e pagës neto të punëtorëve për kontribute.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026