Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut në prag të kolapsit

14 Shkurt 2025 | 20:00

Shkupi – Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut po përballet me një krizë të thellë, pasi qeveria e kryeministrit Hristijan Mickoski ka nisur procedurën për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski.

Sipas qeverisë, veprimet e tij kanë ndikuar negativisht në vlerësimin e drejtësisë së vendit, duke sjellë nota të ulëta në Indeksin e Transparencës.

Situata është alarmante, me skandale të shumta që përfshijnë si gjykatësit ashtu edhe prokurorët ndërsa kryeministri Mickoski e ka akuzuar Kocevskin për shkelje ligjore dhe për keqmenaxhimin e Prokurorisë së Lartë, duke argumentuar se ai ka vepruar jashtë kompetencave të tij.

Deklarata e Kryeministrit Mickoski:

“Këshilli i Prokurorëve tani ka dy javë kohë për të dhënë vlerësimin nëse kërkesa për shkarkim ka bazë.”

Qeveria e akuzon Kocevskin se ka vepruar joligjshëm duke e emërur Natasha Kollevskën si ushtruese detyre të Prokurorisë së Lartë Publike, pas pezullimit të Mustafa Hajrullahut. Nga ana e tij, Kocevski ka mohuar akuzat, duke deklaruar se vendimi i tij ka qenë i ligjshëm dhe se nuk ka emërur ushtrues detyre, por një udhëheqës të përkohshëm.

Deklarata e Kryeprokurorit Kocevski:

“Nga ajo që pata mundësi të lexoj në media, arsyeja e Qeverisë për nisjen e procedurës së shkarkimit është pretendimi se zgjedhja e udhëheqësit të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup nuk është ligjore. Besoj se Qeveria nuk ka pasur të gjitha informacionet relevante dhe të sakta.”

Ndërkohë, Këshilli i Prokurorëve Publikë ka dalë në mbështetje të veprimeve të Kocevskit, duke deklaruar se vendimi i tij ka bazë ligjore.

Deklarata e Kryetares së Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska:

“Ka bazë ligjore për marrjen e një vendimi të tillë. Kjo Prokurori duhet të ketë një prokuror publik që do ta udhëheqë institucionin, patjetër duhet të ketë nënshkrues.”

Shkarkimi i kryeprokurorit mund të ndodhë me vendim të Kuvendit, i cili ka nevojë për 61 vota për ta miratuar. Deri më tani, një shkarkim i tillë ka ndodhur vetëm një herë, në vitin 2017, kur Marko Zvërlevski u shkarkua nga posti i tij pasi konsiderohej i afërt me partinë VMRO-DPMNE.

Lajmi mbetet në zhvillim dhe pritet që Këshilli i Prokurorëve dhe Kuvendi të marrin vendimin për fatin e kryeprokurorit Kocevski në javët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026