S’ka fitues në sfidën Roma-Milan, Atalanta mposht Torinon 1-2

30 Prill 2023 | 17:18

Gara për një vend në kupat evropiane në sezonin e ardhshëm është shumë e fortë në kampionatin italian, aty ku vetëm Napoli ka siguruar zyrtarisht kalimin në Champions.

Në javët në vijim pritet të zbardhen dhe emrat e skuadrave të tjera që do të luftojnë në Evropë, mes tyre Roma, Milani, Interi, Lazio apo Juventus.

Të shtunën derbi me aromë Evrope mes Romës dhe Milanit është mbyllur pa fitues, me skuadrat që ndanë nga një pikë në tabelën e klasifikimit. Kuqezinjtë qarkulluan më tepër golin, por në goditjet në portë rezultuan të pasaktë, ndërsa goli i parë do të shënohej nga vendësit e Mourinhos. Tammy Abraham shënoi në minutën e 4 të shtesës, ndërsa kur gjithçka dukej e pamundur për Milanit, Saelemakers solli baraspeshën 3 minuta më pas.

Të dyja skuadrat numërojnë nga 57 pikë në tabelë, por me Milanin që renditet i 4-ti ndërsa Roma në vendin e pestë.

Sfida tjetër e luajtur në stadiumin Olimpik të Torinos u mbyll në shifrat 1-2 në favor të Atalantës. Bergamaskët mposhtën torinezët me dy gola të Zappacostas dhe Zapatës, ndërsa Sanabria shënoi për vendësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026