“S’ka lidhje me vrasjen në Lezhë”, Artan Hoxha zbardh detajet e atentatit në Tiranë
Gazetari Artan Hoxha ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku ka folur për atentatin me 4 të plagosur të ndodhur të enjten në Tiranë. Në këtë atentat mbetën të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve të mitur të cilët u nisën drejt Italisë për tu kuruar.
I pyetur nëse atentati në Tiranë, ka lidhje me vrasjen e babait të Roan Brahimit, ekzekutimi i të cilit ndodhi në të njëjtën ditë, Hoxha u përgjigj se nuk i rezulton një gjë e tillë. Sipas tij autorët e kishin mirë organizuar sulmin dhe e kishin menduar me detaje se si do të ndodhte atentati.
Gjithashtu ai tha se duke qenë se autorët lëviznin me motor ata e kanë pasur mundësinë e identifikimit të objektivit të tyre, ndaj sipas gazetarit ata do e kishin verifikuar që në makinë ishte apo jo bashkëshortja e Roan Brahimit.
“Së pari u tha që ngjarja ndodhi në autostradë, por nuk ka ndodhur në autostradë. Së dyti u tha se ngjarja ka lidhje me vrasjen në Lezhë. Nuk më rezulton të këtyre lidhje me të. Për mua ka qenë një koincidencë koha e afërt mes dy atentateve të ndodhura atë ditë. Ngjarja e Tiranës nuk më rezulton të ketë lidhje me ngjarjen e Lezhës, për shkak se bashkëshortja e Roan Brahimit, banon në një zonë afër në Lundër.
Ajo është një zonë e ruajtur, ku banojnë edhe disa biznesmenë e personalitete të njohur, ku ka edhe personazhe të botës së krimit pasi atyre ua mban xhepi jetesën në zona me kosto kaq të lartë. Bashkëshortja e Roan Brahimit jeton në një rezidencë të tillë.
Ka 100 mënyra nëse dikush kishte në plan të dëmtonte atë dhe fëmijët e saj. Nuk mendoj se kjo ka lidhje, pasi do ishte shumë më e lehtë se kjo formë. Unë e di që ajo drejton një audi. Gjithashtu nuk di që ajo ruhet, pra ajo vetë nuk ndien rrezikshmëri.
Pse unë mendoj se nuk e kanë ngatërruar. Autorët kanë përdorur motor, ky mjet i lejon ata të bëjnë një rikonfirmim të objektivit të tyre. Ata e kanë ndjekur objektivin, kanë marr të dhëna për të dhe me motor ti mund të afrohesh e të shikosh objektivin. Tjetra, motori nuk ka qenë në ndjekje, ka qenë i ndaluar.
Zona ku është zgjedhur që të goditet makina, është një nga zonat ku telefoni nuk ka valë. Është një nga xhepat më të radhë ku nuk ka valë interneti. Kjo pjesë e unazës së re ka qëndruar disa vite jashtë funksionit dhe ka pasur dritat e ndezura, qëkur është vënë në funksion nuk ka ndriçim. Autorët pra kanë gjetur këtë zonë ku makinat zakonisht e ulin shpejtësinë. Ndaj duket që autorët e kanë studiuar mirë, kanë shpenzuar kohë dhe burime financiare për të bërë atentatin.
Ajo që më bën përshtypje është brutaliteti i autorëve, ata kanë qëlluar me 56 predha. Goditja kaq masive bëhen në rastet kur ti mendon se personat në automjet mund të reagojnë, ose kur ke synim ti shfarrosësh”,-tha Artan Hoxha.
Kujtojmë se mbrëmjen e të enjtes (17.04.2025) rreth orës 22:00 u raportua për një atentat në Tiranë në zonën e Lundrës. Nga ky atentat mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve dy të mitur. Të plagosurit janë Arens Stafa, 34 vjeç, B. Demiraj, 17 vjeç, D. Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.
Gjithashtu të enjten mbeti i vrarë në Lezhë Gjovalin Prendi, 64 vjeç, babai i Roan Brahimit. Policia tha se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pllanë, brenda lokalit në pronësi të 64-vjeçarit.
Në media kanë qarkulluar pista se dy ngjarjet mund të kenë pasur lidhje me njëra tjetrën, ndërsa një pistë ka qenë se atentatorët në Tiranë synonin vrasjen e gruas së Roan Brahimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta