Kryeministri Edi Rama ka folur dhe këtë të martë rubrikën e tij “Sy më sy”, ku iu përgjigj drejtpërdrejt komentuesve në rrjetet sociale për disa çështje, duke përfshirë krijimin e shtetit bektashi.
Ai shpjegoi se ky koncept nuk ka asnjë lidhje me copëtimin e territorit të Shqipërisë, dhe theksoi se ka një shembull të ngjashëm në Itali, ku ekzistojnë tri struktura të brendshme që nuk nënkuptojnë ndarje të territorit.
Rama theksoi se shteti bektashi do të jetë një entitet pa dogana, taksa dhe polici, por që i përgjigjet plotësisht Kushtetutës së Shqipërisë.
Kryeministri shtoi se nuk bëhet fjalë për ndarjen e territorit shqiptar dhe se ky nuk është një projekt për krijimin e një shteti të ri, por një mbështetje e veçantë për këtë komunitet, duke marrë parasysh rëndësinë historike dhe statusin që ka ky komunitet në vend.
I pyetur në lidhje me drejtësinë në vend, Rama u shpreh se që nga viti 1912 e deri sa u krye reforma e drejtësisë në vend, kjo fushë nuk ishte e pavarur, por ndikohej politikisht.
“Nuk ka ndodhur kurrë në historinë që nga 1912 deri sa bërëm ne reformën në drejtësi që një person të përballet me një drejtësi të pavarur. Kjo është një arritje historike e PS.”, tha Rama.
Sakaq, sipas tij, ka vetëm një parti që lufton për pushtet, referuar kështu opozitës.
Ai më tej shtoj se “Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces, njerëz, individë, që i përkasin drejtësisë por jo PS”, referuar po serish procesit të reformës në drejtësi, si dhe të gjithë atyre socialistëve të cilët po përballen me drejtësi për korrupsion më së shumti.
“Po të kishte sot më shumë korrupsion, Shqipëria nuk do të ishte e para në rajon, me diferencë pikësh. 80 pikë ka Shqipëria, e pastaj vijnë të tjerët për prokurime publike, për tendera. – shton ai. Thënë të gjitha këto, një gjë është e sigurt: sot ka më pak korrupsion. Nëse sot do të kishte më shumë, Shqipëria nuk do të ishte e ulur në tryezën e negociatave me Bashkimin Evropian. Po të kishte sot më shumë korrupsion, Shqipëria nuk do të ishte e para në rajon, me diferencë pikësh. 80 pikë ka Shqipëria, dhe pastaj vijnë të tjerët për prokurime publike dhe tendera. Shqipëria është e para. Këtë nuk e thotë qeveria, e thotë SIGMA. Të krahasosh Shqipërinë e sotme me atë të një dekade më parë, është si të vësh drynë mbi memories dhe praktikisht nuk ke asnjë interes për të vërtetën,” tha Rama.
Gjithashtu, Rama paralajmëroi se do të realizohen dy postime live çdo javë në kuadër të kësaj rubrike për të diskutuar çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe ato që lidhen me diasporën dhe angazhimin e shqiptarëve jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
- 95-vjetori i Kryegjyshatës, Rama: Shteti Bektashi s’e cënon integritetin territorial
- Baba Mondi për La Repubblica: Shteti Bektashi jo si Vatikani, duam njohje ligjore
Nqs nuk do jetë shtet, mos e quaj shtet!