Skandali i mbetjeve, AKPI: Shqipëria duhet të vazhdojë ndalimin e importimit të tyre
Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar lidhur me skandalin e 816 tonëve mbetje industriale toksike, të cilat janë duke u kthyer në Shqipëri, pasi kanë dalë nga Porti i Durrësit.
Në deklaratën e tyre vërehet konfirmimi i shqetësimit të tyre sa i takon mungesës së së infrastrukturës përkatëse shtetërore për të ndaluar dhe parandaluar importet e plehrave për groposje dhe asgjësim krahas atyre me destinacion riciklimin.
Gjithashtu AKPI thekson në deklaratë qëndrimin e autoriteteve shqiptare , i cili sipas tyre lë shumë për të dëshiruar, pasi ngjarja nuk është hetuar ende nga prokurorët për të arrit në konkluzione të qarta për origjinën e mbetjeve.
DEKLARATA E PLOTË
“AKIP vëren se skandali dukshëm konfirmon shqetësimin kryesor tonin në lidhje me domosdoshmërinë për të ndaluar importin e plehrave në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës përkatëse shtetërore për të ndaluar dhe parandaluar importet e plehrave për groposje dhe asgjësim krahas atyre me destinacion riciklimin.
Skandali vë në dukje se autoriteti shtetëror shqiptar është tepër i paaftë apo i korruptuar për të mbajtur përgjegjëse kompanitë vendëse industriale dhe për t’i kërkuar atyre llogari se çfarë bëjnë me mbetjet, qofshin këto toksike apo jo, që dalin nga aktiviteti i tyre i zakonshëm ekonomik.
Skandali vë në dukje gjithashtu se reagimi i autoriteteve shqiptare ndaj skandalit lë shumë për të dëshiruar. Deri më tani nuk duket se prokuroritë përkatëse kanë kryer ndonjë inspektim në subjektet e dyshuara për trafik lëndësh të rrezikshme ndërsa qeveria nuk ka denjuar të hulumtojë se si ndodhi që mbërritëm në këtë skandal dhe as se cilët, mes hallkave shtetërore, nga inspektorët e mjedisit te kontrollorët e doganave dhe Portit të Durrësit, dështoi të dallojë problemin në kohën e duhur.
Për rrjedhojë, AKIP thekson se Shqipëria duhet të mbetet në regjjimin e ndalimit të importimit të plehrave dhe ndërkohë, në vend që të humbasë kohë në debate të tilla absurde, si interesi i pak operatorëve ekonomikë në importimin e plehrave, duhet të përqendrojë energjitë në menaxhimin e integruar të mbetjeve, në ndarjen në burim, në riciklim, në rehabilitimin e zonave të ndotura, në shtrirjen e sistemit të grumbullimit në të gjithë territorin e vendit, në sigurimin që plehrat nuk derdhen në zona të paautorizuara, në sigurimin që të gjitha bashkitë të kenë stacione tranzitimi dhe landfille dhe që sa më pak prej mbeturinave që prodhojmë, të destinohet për groposje.
Në këtë kontekst, AKIP i bën thirrje shqiptarëve që të përfshihen në fushatën tonë kombëtare, e cila, kësaj here, nuk synon më vetëm ndalimin e importit të plehrave, por edhe pastrimin e Shqipërisë nga plehrat.”
LEXONI GJITHASHTU:
Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
- 11:57 Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon
- 11:53 Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori
- 11:43 Irani ngre alarm: Avionët luftarakë të Izraelit po na afrohen nga hapësira ajrore e shteteve fqinje
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë