Skenarët e protestës së PD, ç’pritet të ndodhë në tubimin e demokratëve para SPAK
Protesta e radhës e Partisë Demokratike këtë të mërkurë do të zhvillohet para Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.
Thirrja e strukturave të demokratëve në këtë tubim u bë fill pas njoftimit të thirrjes së Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi në SPAK për t’u njohur me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.
Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se protesta e së mërkurës do të jetë e organizuar kryesisht nga strukturat e PD-së në Tiranë dhe qyteteve përreth, por jo në përmasat e një tubimi kombëtar si ai që u organizua në korrik në bulevard.
Mësohet se protesta do të zgjasë aty që nga momenti kur do të mbërrijë Berisha e deri kur para prokurorëve të SPAK të paraqitet dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Skenari paraprak i protestës nuk parashikon akte të dhunshme, por një demonstrim qëndrese dhe besnikërie ndaj Sali Berishës, me shpresën se pasi ky i fundit të mësoje akuzën të mund të kërkojë lirimin dhe mundësinë për të lënë arrestin shtëpiak, masë të cilën e vuan që prej 31 dhjetorit 2023.
Gjithsesi ky është një variant që do duhet të presë të paktën disa ditë të tjera pas marrjes së akuzës, pasi do të jetë Gjykata ajo që do të shprehet nëse Berisha do qëndroj në shtëpi gjatë kohës që do jetë me statusin e të pandehurit, apo do të jetë me ndonjë masë më të lehtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje