Skenari i Andi Bushatit: Alibeaj do i japë Ramës komisionerët

27 Mars 2023 | 21:25

Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, nuk mund të ketë komisionerë nëse nuk nxjerr as 13 e kandidatëve për kryebashkiakë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se nëse kjo ndodh, atëherë komisionerët do i marrë mazhoranca.

“I duhet gjithmonë regjimit një opozitë false, të jep gjithë ato avantazhe, një çete që nuk nxjerr dot as 1/3 e kandidatëve. Është brenda logjikës së lojës si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Ndoshta mund të dojë t’i çojë komisionerët te Edi Rama.

Një parti që nuk bën dot 13 e kandidatëve, nuk besoj se bën dot 5200 komisionerë. Nëse komisionerët nuk i bën dot çeta e vogël e Alibeajt, atëherë komisionerët i merr Edi Rama.”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026