Skënderbeu reagon pas incidentit me Ilirinë: E kishim të pamundur që të luanim

4 Dhjetor 2025 | 13:27

Pas incidentit që ndodhi dje në Fushë-Krujë, ku ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut u pezullua, ka reaguar drejtori i klubit korçar, Ilirjan Përmeti.

Ai tha se ekipi i tij është përballur me dhunë brenda ambienteve të stadiumit dhe se, për shkak të këtij incidenti, ishte i pamundur vijimi i takimit.

“Nuk jam këtu për të replikuar me klubin Iliria, por për të sensibilizuar opinionin sportiv dhe çdo tifoz të qytetit të Korçës. Ne nuk duam të dëmtojmë asnjë klub. Këtë e kemi treguar me fakte dhe jemi përpjekur të tregohemi tolerantë. Ne nuk abuzojmë me askënd,” – deklaroi drejtori.

Sipas tij, incidenti ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, ku lojtarë dhe zyrtarë të Ilirisë ushtruan dhunë fizike ndaj futbollistëve të Skënderbeut.

“I gjithë stafi ynë ishte aty. Ekipi hyri në dhomat e zhveshjes dhe aty ndodhi një përplasje fizike. Kjo është e vërtetueshme, pasi 4–5 lojtarë tanë kishin shenja në trup. Nëse kamerat kanë qenë funksionale, gjithçka verifikohet lehtë,” – theksoi Përmeti.

Ai shtoi se, për shkak të panikut dhe presionit nga familjarët, ndeshja nuk mund të vazhdonte.

“Pretendimi i tyre ishte se kishte provokim nga ana e trajnerit, por e vërteta është se lojtarët tanë kishin shenja. Në ato kushte, me tensionin dhe frikën që ishte krijuar, zhvillimi i ndeshjes ishte i pamundur,” – u shpreh drejtori.

Zyrtarisht, policia ka njoftuar se tre lojtarë të Klubit Iliria janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pas dhunës së ushtruar ndaj futbollistit egjiptian të Skënderbeut, Nasr.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026