“S’keni fare punë me qytetarët, rregulloni trafikun” – Bardhi përplaset me policinë

23 Dhjetor 2024 | 17:19

PD po mban sot në Tiranë protestën e radhës në kuadër të asaj që e quan mosbindje civile.

Grumbullimi i militantëve të PD në 5 pika kyçe të kryeqytetit ka shkaktuar kaos në trafik, që gjithsesi ishte i ngarkuar ditën e sotme për shkak të motit të keq me reshje intensive shiu.

Kjo situatë është shoqëruar me përplasje të drejtuesve të mjeteve me protestuesit e PD, të cilët kanë kërkuar nga këta të fundit që të lirojnë rrugën.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i pozicionuar me mbështetës të PD te sheshi “Willson”, ka replikuar me forcat e policisë në terren duke iu kërkuar të merren me rregullimin e trafikut dhe jo me protestuesit e PD që siç tha, janë në të drejtën e tyre.

“Nuk keni fare punë me qytetarët, detyra juaj është të rregulloni trafikun. Nuk kërkohet leje, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë që në rast të lirisë të tubimit nuk merret leje nga policia, vetëm njoftohet policia. Lëvizjen e qytetarëve po e pengoni ju që nuk keni marrë masa të devijoni trafikun. Unë po flas për ligj dhe kushtetutë. Devijoni trafikun, nëse doni ndihmë ju ndihmojmë ne. Nuk kemi qëllim të pengojmë lëvizjen e qytetarëve, ju keni detyrimin të rregulloni trafikun duke na siguruar një tubim paqësor. Nuk kemi ndërmend të bëjmë akte dhune, siç e dini në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, ndaj është policia”, dëgjohet të thotë Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026