Skuadrat braktisin Superligën Europiane, kush janë ekipet që ndryshuan qëndrim

22 Dhjetor 2023 | 15:31

Bota e futbollit është në një mëdyshje të madhë, nëse duhet ti bashkohet Superligës së Evropës apo jo. Shumë skaudra shprehën gatishmërinë për projektin e ri të futbollit në kontinentin e vjetër, i cili do të rivalizonte Champions League. Rol kryesor pati dhe gjykata europiane e drejtësisë e cila i dha të drejtën krijimit të Superligës, një kompeticion i ngjashëm me Ligën e Kampionëve që mban logon e UEFA-s.

Menjëherë pas vendimit të së enjtes, disa skuadra reaguan, ku Reali dhe Barcelona shprehën gatishmërinë, ndërsa shumë të tjera refuzuan t’i bashkohen. Edhe Manchester United dhe City apo Arsenal që në 2021 i dhanë të drejtë, në reagimet e tyre pohuan se nuk do të dalin jashtë kompeticioneve të FIFA e UEFA.

Ekipi i parë që prej gati 3 vitesh i ka thënë jo këtij kompeticioni i cili premton shumë është Bayern Munchen, i ndjekur nga Dortmund, Roma, Atletico. E vetmja skuadër në Serinë A që ka arritur dakordësinë është Juventusi, ndërsa Milani nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar për këtë projekt. Deri më tani 21 ekipe e kanë konfirmuar në mënyrë zyrtare se preferojnë të qëndrojnë në kompeticionet e UEFA dhe FIFA e nuk shohin asnjë interes në Superligën e Evropës. Ditët në vijim pritet që përfaqësuesit e këtij kompeticioni të konfirmojnë nëse kompeticioni do të marrë formë apo jo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026