Sllovenia po planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë
Sllovenia po planifikon të rrisë numrin e ushtarëve të dislokuar në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Kështu bëri të ditur ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec, pas bisedës që zhvilloi me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Mikel Ristucci, shkruan Euronews Serbia.
“Situata në Kosovë do të ishte shumë e vështirë pa praninë e KFOR-it dhe ministria ka shqyrtuar mundësitë e rritjes së pjesëmarrjes së Sllovenisë në mision”, theksoi ai.
Sharec tha se është e vështirë të flitet për shifra të sakta, sepse 5 përqind e trupave aktive sllovene aktualisht janë të vendosura jashtë vendit, duke përfshirë 91 në Kosovë.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se prania sllovene do të përforcohet pjesërisht nga ekspertë civilë dhe do të vendoset një helikopter ushtarak në gatishmëri për Kosovën.
Sipas Sharec, kontributi i Sllovenisë për Kosovën është shumë i vlefshëm sepse trupat sllovene e njohin mirë situatën në vend.
LEXONI GJITHASHTU
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë