“S’më lejojnë të flas për Akademinë”, Fuga: E shkelën rregulloren me dy këmbë

21 Qershor 2023 | 20:57

Artan Fuga, i ftuar në një intervistë për Euronews Albania tha se ai nuk u lejua të dëgjohej në lidhje me projektligjin për Akademinë e Shkencave. Fuga tha se ai ka bërë një kërkesë zyrtare sipas të gjitha rregullave që të ishte pjesë e seancës, por Petro Koçi tha se ai nuk do dëgjohej.

Profesor Fuga tha se ky veprim shkel rregulloren e kuvendit të Shqipërisë pasi sipas tij, rregullorja thotë se  nuk mund të kalojë asnjë projekt-ligj në seancë plenare për t’u dëgjuar nëse në komision nuk zhvillohen seancat e dëgjesave publike, kur dëgjohen të gjitha palët e interesuara

“Ju kërkoni arsye, sepse kërkoni logjikën. Unë këtu nuk jam në pozitën e një komentatori apo të një analisti, këtu jam palë e interesuar dhe pozicionohem ndryshe. Një deputet i Republikës së Shqipërisë, guxon të vejë veton dhe të thotë se filani nuk do dëgjohet.

Kjo në kuptimin tim dhe në atë që është e dokumentuar, shkel me të dyja këmbët rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Ky është ai skandali i madh që nga koha e themelimit të shtetit të Shqipërisë, unë nuk di në historinë e politikës shqiptare që një qytetar të ketë të drejtën të dëgjohet nga një institucion dhe një anëtar i këtij institucioni të thotë se kjo nuk do të ndodhë.

Kjo është të shkelen të drejtat qytetare më minimale. Rregullorja thotë nuk mund të kalojë asnjë projekt-ligj në seancë plenare për t’u dëgjuar nëse në komision nuk zhvillohen seancat e dëgjesave publike, kur dëgjohen të gjitha palët e interesuara”,-tha Artan Fuga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026